“Frozen 2” shënon 1 miliard dollarë në “Box Office”

Dy heroinat Elsa dhe Ana kanë rrëmbyer edhe një herë zemrat e publikut mbarë botës me aventurat e tyre.
Kjo vërtetohet edhe nga fakti se seria e dytë e filmit të animuar “Frozen” ka thyer rekord duke grumbulluar plot 1 miliard dollarë në “Box Office”, vetëm 3 javë pas debutimit të tij.
Ky është filmi i 6-të i “Disney” që kap këtë shifër për nga fitimet vetëm për vitin 2019. Pjesa e parë e “Frozen” e publikuar në vitin 2013 arriti të grumbullojë 3 milion dollarë fitime në SHBA dhe 666 milionë dollarë ndërkombëtarisht.
“Frozën 2” që doli në kinema më 22 nëntor, një javë para Ditës së Falenderimeve dhe shënoi 358.5 milion dollarë vetëm në SHBA, shkruan “Deadline”.
Në vendin e dytë për këtë vit renditet “The Lion King” me 245.9 milion dollarë ndërsa në vend të tretë “Toy Story 4” me 244.5 milion dollarë fitime në “Box Office”.