“Friends”, djemtë e serialit s’e kanë me qejf vazhdimin

Jennifer Aniston deklaroi se ish-aktorët meshkuj të “Friends” kanë prishur ëndrrën e tyre për të realizuar një ribërje të serialit.
Aktorja 49-vjeçare në fillim nuk ishte dakord as ajo, por më pas ndryshoi mendje për rolin e Rachel Green dhe tani po mundohet të bindë Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.
E ftuar në “The Late, Late Show”, Aniston i tha James Corden: “Vajzat gjithnjë e kanë thënë se do të dëshironin ta bënin sërish, ndërsa djemtë janë më pak entuziastë për këtë. Kanë arsyet e veta. Kështu që kemi vendosur të ribëjmë “The Golden Girls” në të 40-at”.