Francë, shtohen grevistët ndaj reformave të punës

Punonjësit e hekurudhave në Francë do të hidhen në grevë, duke iu bashkuar sindikatave që vazhdojnë të protestojnë kundër reformave të punës. Kjo lëvzije pritet që të pengojë edhe më shumë sistemin e transportit që është aktualisht në telashe për shkak të mungesës së karburantit. Megjithatë, presidenti francez Fransua Holond ka ngulur këmbë se nuk do të tërhiqet nga reformat, të cilat e bëjnë më të thjeshtë punësimin, por edhe shkarkimin nga puna. Sipas mediave franceze, punonjësit e hekurudhave do të nisin grevën e tyre pa afat në Paris të enjten, ndërsa mësohet se edhe pilotët e AirFrance kanë votuar që të bëjnë një tjetër grevë për pagat.

Përgatiti:/E.C/