Fqinjët tanë, gati për refugjatët sirianë

Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e mbajtur në datë 25 shtator, ka vënë alarmin për fluksin e pritshëm të emigrantëve, të cilët sipas saj do të zgjedhin këtë shtet si vend tranzit. Edhe autoritetet kosovare, kanë shprehur gatishmërinë për te krijuar kushtet për pritjen e një fluksi refugjatesh, madje ka pasur dhe propozime për të akomoduar deri në 3 mijë refugjatë sirianë, të cilët mund të strehohen në Kosovë.Nga ana tjetër, autoritetet kroate janë vënë në alarm për një valë emigrantësh që mund të mbërrijnë nga jugu, e përkatësisht, duke përshkuar Shqipërinë e Malin e Zi, për të mbërritur më pas në zonën e Dubrovnikut