“Foto e ditës!” Rama dhe Linda në krahë të Donald dhe Melania Trump

Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin Donald Trump.
“Foto e ditës!”, shkruan Rama teksa publikon një fotografi ku shihet në krahë të Donald Trump,i shoqëruar nga e shoqja Linda Rama dhe bashkëshortja e kreut të Shtëpisë së Bardhë, Melania Trump.
Si Rama dhe Trump shihen të veshur me kostume blu të errët, ndërsa dy zonjat e tyre duken mjaft elegante të veshura me të zeza.
Rama ndodhet në SHBA prej dy ditësh, në një vizitë zyrtare të tij.