Forbes zbulon prezantuesen më të paguar të botës

Revista e famshme amerikane Frobes, ka publikuar listën e prezantuesve më të paguar të televizionit në mbarë botën, dhe emri që e kryeson listën është tejet surprizues.

Nga pesë emrat e listës që janë shumë të njohur për punën e tyre në televizion, më e paguara është Judge Judy Sheindlin e cila këtë vit ka fituar 147 milionë dollarë.

E dyta në rend është Ellen Degeneres, e cila ka fituar 87 milionë e 500 mijë dollarë, i treti është Dr, Phil i cili ka fituar plot 77,500,000 dollarë.