Fondacioni i Michael Jackson në borxhe

Fondacioni që menaxhon pasurinë e Michael Jackson i detyrohet producentit historik, Quincy Jones, 9.4 milionë dollarë për “Billie Jean”, “Thriller” dhe arritjet e tjera të mëdha të këngëtarit.

Vendimin e mori gjykata e Los Angelos, në referencë të mospagesës së të drejtave të Jones për të përdorur muzikën e prodhuar nga ai në filmin “This Is It” dhe dy shfaqjet e “Cirque du Soleil”.

Sipas avokatit Jones, klienti i tij kishte të drejtë për rreth 30 milionë dollarë, ndërsa fondacioni që menaxhon pasurinë financiare të Jackson donte t’i jepte 392 mijë.

Arsyeja për kontestimin u përfaqësua nga dy kontratat e nënshkruara nga Jackson dhe Jones në vitin 1978 dhe 1985, që përfshinin, ndër të tjera, se producenti i Mbretit të Pop-it kishte një pjesë të të ardhurave neto të çdo prodhimi video të këngëve të realizuara prej tij. Në këtë pikë, fondacioni që përfaqëson Jackson nënvizonte se për videoshow kuptohej vetëm për videoklipet e këngëve, jo filma dokumentarë si “This Is It”, por gjykata e Los Angeles kishte mendim të kundërt.