“Flotel Europa” fitues në DokuFest

Dokumentari “Flotel Europa” ku regjisori boshnjak Vladimir Todoroviç paraqet jetën e refugjatëve të Bosnjës në portin e Kopenhagës, është përzgjedhur si më i miri në edicionin e XIV-të të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të shkurtër DokuFest në Prizren. Këtë edicion, ku DokuFest për temë kishte migrimin e që është trajtuar përmes filmave e debateve, është shënuar numër rekord në kinematë e festivalit ku janë shitur mbi 14 mijë bileta.