Floriana Garo shfrenohet në shkuma party

Prej disa kohësh ajo nuk është përfshirë në ndonjë lidhje dashurie dhe bashkë me shoqërinë, po shijon stinën e nxehtë. Moderatorja Floriana Garo fundjavën e lënë pas ka kaluar disa momente vërtetë të këndshme, buzë detit. Ajo është fotografuar duke kërcyer e shfrenuar në shkuma party, ku duket se i ka shijuar shumë këto momente. Një fotografi mes shkumës , Floriana e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku duket e buzëqeshur.