Fiton çmim rekord në lotari, ia kalon pasurisë së Ed Sheeran dhe Calvin Harris

Një blerës lotarie ka fituar çmimin e parë në Euromillions duke rrëmbyer një çmim prej 170 milionë paund.

Blerësi është personi i parë që ka fituar një çmim rekord në Britani.

Çmimi në lotarinë e blerë shkoi në 170.221.000.00 paund dhe u shpall të martën.

Blerësi i lotarisë nuk është zbuluar ende dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një person të vetëm, një familje apo një sindikatë.

Numrat fitues të zgjedhur ishin 7, 10, 15, 44 dhe 49, me 3 dhe 12 si numrat me fat.

Nëse fituesi është një person i vetëm, pasuria e tij do e fusë në listën e 1000 personave të pasur të Sunday Times që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu fituesi do ia kalojë pasurisë prej 165 milion paund të dy këngëtarëve Sir Tom Jones dhe Calvin Harris dhe asaj prej 160 milionë paund të Ed Sheeran.

Jo vetëm kaq, mbajtësi biletës ka thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Colin dhe Chris Weir që u bënë fituesit e 161 milionë paundëve në lotarinë britanike në vitin 2011.