Finalja ndaj Al Ain, Sergio Ramos gati të vendos rekordin

Argjendi është dhuratë tradicionale për 25 vjetorin, por Sergio Ramos do të synojë arin në finalen e 25-të të karrierës së tij si profesionist. Përballë Al Ain, kapiteni i Realit të Madridit do të luaj finalen e 21-të me fanellën “Los Blancos”, ndërsa ka marrë pjesë edhe në katër finale me Spanjën.

Në “CV” e tij janë shënuar 18 fitore nga 24 nga këto finale. Me Real Madridin, qendërmbrojtësi i ka fituar të katër finalet e Ligës së Kampioneve në të cilat ai ka marrë pjesë, si dhe të tre finalet e Kupës së Botës të Klubeve, tre nga katër Superkupat e Evropës, tre nga gjashtë Superkupat e Spanjës dhe dy nga tre finalet e Kupës së Mbretit.

Me 20 finalet e klubit në emër të tij, ai tashmë ka lënë pas legjenda të tjera të Realit të Madridit si Iker Casilla dhe Paco Gento, të cilët morën pjesë në 16-të finale.

Ramos mund të bëhet edhe futbollisti më më shumë minuta në një finale, pasi nëse luan 41 minuta ose më shumë kundër Al Ain këtë të shtunë, atëherë ai do të bëhet spanjolli me më shumë minuta në finale, duke tejkaluar 2,473 të Sergio Busquets.