Finalja e “Game of Thrones” është menduar 5 vjet më parë

Ndër vite, fansat kanë shfrenuar imagjinatën me teori të ndryshme për fundin e “Game of Thrones”, seriali që nis transmetimin e sezonit të fundit këtë të diel, më 14 prill.

Gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”, krijuesit David Benioff e D.B. Weiss deklaruan se eventet më të rëndësishme të finales janë menduar që 5 vjet më parë, por që kishin mbetur hapësira për ide të reja.

Weiss tha se do t’i vinte shumë keq nëse publiku nuk do ta vlerësonte finalen, por gjithsesi është i vetëdijshëm që nuk mund të kënaqë të gjithë spektatorët dhe fansat.