Filmi që mblodhi yjet…një dështim

“Cats” është shfaqur disa herë në “Broadway” ku më i fundit ka pasur protagoniste kryesore, këngëtaren e famshme Nicole Scherzinger që shkëlqeu me rolin e saj.
Kjo shfaqje gjithmonë është dhënë në teatër, por regjisori i “Les Miserables” mendoi ta kthejë në një film. Realizimi i ri i “Cats” tashmë shoqërohet edhe me një trailer që nuk është pritur aspak mirë nga audienca.
Ky film është përballur me kritika të ashpra për efektet e shumta speciale, për ekzagjerimin e maceve ku disa prej tyre kanë gjoks dhe veshin taka.
Shumë njerëz kanë shkruar në Twitter se ky trailer është i tmerrshëm madje edhe i frikshëm. Sakaq, këngëtarja Taylor Swift e cila është një prej protagonisteve është detyruar të heqë opsionin e komenteve në publikimin e trailerit për shkak të mënyrës negative që është pritur.