Filmi për Elvis Presley do xhirohet në Australi

Queensland do presë prodhimin e një filmi të ri të Baz Luhrmann bazuar në jetën e Elvis Presley.

Regjisori australian u takua me kryeministren Annastacia Palaszczuk në Londër muajin e kaluar për të siguruar lejen për realizimin e filmit.

Produksioni do ketë bazën në studiot e Village Roadshoë në Bregun e Artë.

Fituesi dy herë i Oskar, Tom Hanks ka nënshkruar për të marrë rolin e menaxherit të Elvis, Colonel Tom Parker, i cili kishte një marrëdhënie të komplikuar me yllin.

Ndërsa po zhvillohet një kërkim në mbarë botën për të gjetur një aktor që do vijë në rolin e ‘Mbretit’ të muzikës.

Luhrmann tha se ishte i emocionuar të kthehej në Queensland, një vend që e përshkroi shumë kreativ për realizimin e filmit.

Ndërsa kryeministrja Palaszczuk tha se prodhimi do krijojë 900 vende të reja pune për vendasit.

Pritet që filmi të kontribuojë më shumë se 105 milionë dollarë në ekonominë lokale.