Filmat “Marvel” në “Disney” të ndaluar për të miturit

Bob Iger, drejtuesi i “Walt Disney Pictures”, konfirmoi se “Deadpool”, një film i nisur nga “Fox”, do të vijojë të jetë i ndaluar për të miturit, edhe nën drejtimin e Shtëpisë së Miushit. Pra, nuk do të ketë një “Deadpool 3” të edukuar, por nën siglën R. Iger konfirmoi se “Deadpool” nuk do të jetë i vetmi, duke shpjeguar se “Marvel Studios” po punon për të tjera projekte të ndaluara për minorenet. Kjo është një risi absolute për “Disney” si shtëpi distribucioni.