“Fiksimet” e të famshmëve

Në numër i madh të famshmish, që gjithmonë kur i shohim në ekran na duken thuajse perfekt, pa asnjë lloj defekti dhe tmerrësisht të sigurt te vetja, në fakt kanë anën e tyre të errët. Nëse më përpara nuk tregonin asgjë nga shqetësimet që kishin, VIP-at tani me pak kurajë i rrëfejnë publikisht frikat, manitë apo veset e tyre.

Charlize Theron

Aktorja 36-vjeçare me origjinë afrikano-jugore, sapo ka adoptuar një fëmijë, Jackson. Me këtë rast, e intervistuar nga një radio australiane dhe nga një tabloid britanik, ka treguar për problemet e saj psikike: “Jam një grua e prekur nga shqetësimet obsesive-kompulsive, që lidhen me nevojën që gjithçka rreth meje të jetë e rregulluar në mënyrë precize: shtëpia, objektet, duhet të jenë krejtësisht në rregull. Nëse kjo nuk ndodh, bëhem shumë keq. Kur jam gjetkë, nuk arrij të futem në ndonjë tualet ku mund të ketë qoftë edhe diçka që nuk është në vendin e vet”.

Juliane Moore

Nënë e dy fëmijëve, tregoi para pak kohësh se rutina e saj, për të ruajtur ekuilibrin, parashikonte daljen çdo mëngjes ekzaktësisht në të njëjtën orë, për të pasur edhe mundësinë që të kalonte më shumë semaforë jeshilë se të kuq. Pastaj duhej ta gjente shtëpinë në të njëjtën mënyrë që e kishte lënë: “Por me dy fëmijë që bëjnë rrëmujë të madhe, kjo nuk është aspak e lehtë. Prej tyre kam braktisur shumë nga fiksimet e mëparshme në lidhje me rregullsinë në shtëpi”.

Cameron Diaz

Para disa vitesh, ajo e pranoi publikisht se vuante nga fiksimi i larjes së duarve vazhdimisht.

Megan Fox

Bukuroshja shpjegoi me detaje fiksimet e saj: tualetet publike ku nuk shkon kurrë apo karriget e restoranteve ku nuk do të ulet asnjëherë. “Ideja që dikush tjetër i ka përdorur para meje, më ngjall frikën”.

Jessica Alba

Problemet e saj obsesive lidhen vetëm me ritualet shtëpiake: “Çdo mbrëmje më duhet të kontrolloj dy herë nëse porta është e mbyllur dhe të heq prizat e çdo elektroshtëpiake, para se të shtrihem për të fjetur”.

Leonardo di Caprio

Disa vite më parë, ai shpjegoi manitë e tij fëmijërore. “Problemi im ishin vetëm trotuaret. Nga shtëpia në shkollë, duhej t’i vija këmbët gjithmonë te të njëjtat blloqe, madje te të njëjtat pllaka”.

David Beckham

Victoria ka treguar se bashkëshorti i saj është i fiksuar pas rregullit të vendosjes së ushqimeve në frigorifer. “Të gjithë sallatat duhet të vendosen në të njëjtin kat, ushqimi i gatuar në një tjetër dhe pijet më vete”.

Billy Bob Thornton

Aktori, ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, ka shpjeguar se i ka përballuar abuzimet e pësuara në fëmijëri duke zhvilluar një fiksim për llogaritjet matematike dhe shifrat në përgjithësi: “Duhej me patjetër të përdorja dhe përsëritja disa numra edhe pse nuk më duheshin”.