“Fifty Shades of Grey”, nisin xhirimet për pjesën e dytë dhe të tretë

Kanë filluar xhirimet për pjesën e dytë dhe të tretë të vazhdimeve të filmit “Fifty shades of Grey”. Dyshja e filmave, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson janë parë në sheshxhirim të pjesës “Fifty shades Darker”, ndërsa dy vazhdimet do të xhirohen njëkohësisht. Edhe Rita Ora do të rikthehet në rolin e Mia Grey dhe këtë e ka treguar me një postim të skenarit të librit. Filmat do të dalin në shkurtin e viteve 2017 dhe 2018.