Fevziu festë surprizë bashkëshortes për ditëlindje, ja fotot

Gazetari i njohur dhe moderatori i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu gjithmonë ka treguar se përveç se një profesionist, është dhe një njeri tepër familjar. Mbrëmjen e djeshme ai ka organizuar një festë surprizë për bashkëshorten e tij, Ines Fevziu, e cila kishte ditëlindjen. Personazhe si Alba Frangaj, Nora Klosi dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Fevziut kanë qenë pjesë e kësaj feste sa romantike,aq edhe argëtuese. Për gatimin është kujdesur Fundim Gjipali dhe festa është organizuar në ambjentet e “Padam”. Sigurisht që Inesi është emocionuar shumë dhe ka kaluar një ditëlindje tepër të veçantë mes miqsh. Është vënë re gjithashtu se ajo ka ardhur shumë në formë pas lindjes së vajzës së tyre të dytë, Alis. Fotot që sjellim janë marrë nga ‘Snapchat-i’ i Drini Zeqos.image-9 image-8 image-7