Festa e fundvitit, Çako: 70% e policisë është në gatishmëri

Policia e shtetit ka kaluar në gatishmëri në prag të festave të fundvitit, kur pritet gjithashtu që shumë shqiptarë të kthehen në atdhe për të festuar me të afërmit e tyre. Burime zyrtare nga policia e shtetit bëjnë me dije se drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako ka urdhëruar që 70 për qind e efektivëve të policisë së shtetit të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në vend gjatë festave. Në këtë kuadër, kërkohet gjithashtu marrja e masave në kufi, si dhe shtimi i sporteleve, duke eliminuar radhët..

Gjatë ditëve të festave në shërbim do të jenë efektivë të Policisë së Rendit, të policisë së Qarkullimit Rrugor, Policisë kundër Krimit, Struktura të Antiterrorit dhe forcat operacionale.
Çako u ka kërkuar patrullave të përgjithshme të intensifikojnë patrullimet e t’iu përgjigjen në kohë shqetësimeve të qytetarëve.