Femrat e famshme që shkëlqyen në tapetin e kuq të “Golden Globe”

Në ceremoninë e përvitshme të “Golden Globe”, në sajë të pamjes së tyre shkëlqyen femrat e famshme që parakaluan në tapetin e kuq.

Tapeti i kuq i Golden Globe nxjerr në pah trupin e femrave në mënyrën më shik, elegante dhe të lirë të mundshme.Në këtë ceremoni filmi më i mirë u shpall “The Revenant”, aktorja më e mirë në dramë Brie Larson dhe aktori më i mirë Leonardo Di Caprio.Aktorja më e mirë në muzikal dhe komedi u vlerësua Jennifer Lawrence dhe po në të njëjtën kategori si aktori më i mirë u shpall Matt Damon.Aktorja më e mirë joprotagoniste u vlerësua Kate Winslet ndërsa aktori më i mirë i kësaj kategorie Sylvester Stallone