Fëmijët e familjes Kardashian-Jenner janë gati të “pushtojnë” botën

Fëmijët e familjes së madhe Kardashian do të bëhen emrat e rinj të biznesit familjar. Motrat Kardashian-Jenner kanë nxjerrë disa dokumente për emrat e fëmijëve të tyre, Saint, North, Chicago, True dhe Stormi. TMZ ka raportuar se nënat do të hapin disa linja të reja rrobash, lodrash dhe produktesh kozmetike me emrat e vogëlushëve. Kylie do ta quajë firmën e saj “Stormiworld”. Për këtë është frymëzuar nga“Astroworld”, albumi i suksesshëm muzikor i bashkëshortit të saj Travis Scott. Ndërsa dy motrat e tjera, Kim dhe Khloe nuk kanë treguar ende se si do i quajnë firmat e tyre.