Fejesa madhështore e vajzës së Koço Kokëdhimës

Ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë muajve të verës stilistja Bora Kokëdhima, vajza e ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima është fejuar.
Përmes fotos së publikuar në profilin e saj në Instragram, shihet se ceremonia e fejesës së saj ka qenë madhështore dhe me shumë të ftuar.
Megjithatë Bora është kujdesur që kjo festë të qëndrojë privatë dhe një pjesëz të saj ka vendosur t’a publikojë vetë.Në këtë foto ajo ka pozuar së bashku me babain e saj dhe shkruan:“Ishte nata më e bukur e jetëve tona, fejesa ime,”-shkruan Bora krahas fotos së publikuar.
Megjithatë ajo nuk ka publikuar asnjë foto të të fejuarit të saj në rrjete sociale.