“Fast & Furious”, Vin Diesel zbulon spinoff-in femëror

Me filmin e Dwayne Johnson e Jason Statham, “Hobbs and Shaw”, më në fund në fazë zhvillimi, duket se universi “Fast & Furious” po hapet drejt spinoff-ëve dhe supozohet se do të ketë dhe një tjetër të përqendruar te femrat.

Vin Diesel publikoi një video në “Instagram” nga sheshxhirimi i filmit të tij “Bloodshot”, në Afrikë, ku foli dhe për “Fast & Furious”.

Cody Walker, vëllai i aktorit të ndjerë Paul Walker, e vizitoi në Afrikë dhe Diesel shfrytëzoi këtë takim për të ofruar disa të dhëna për filmin. Aktori zbuloi se “Universal” po punon për disa spinoff dhe një prej tyre do të përqendrohet te femrat e ”Fast & Furious”.

I pari film përqendruar te personazhet e botës së “Fast & Furious”, Hobbs e Shaw, pritet të dalë më 2 gusht 2019.