Fansja lëndon veten për Ledri Vulën?!

Një fanse e panjohur është bërë burim negativ mediatik pasi ka bërë një veprim të tmerrshëm vetëm për të tërhequr vëmëndjen e idhullit të saj, Ledri Vulës.

Vajza e cila aludohet të jetë adoleshente ka lënduar veten e saj duke shkruar me një copë xhami inicialet e reperit të famshëm dhe më pas këtë gjest e ka postuar nëpërmjet disa fotove të pacensuruara në rrjete sociale.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi edhe më parë fëmijë apo adoleshentë gjakosnin veten e tyre duke shkruar emrat apo inicialet e vip-ave që preferojnë në mënyrë që këta të fundit t’i nxirrnin fotot e tyre në rrjete sociale.