Fanset bashkohen për të dënuar tradhtinë e të dashurit

Basketbollisti që u përfshi në skandal një ditë para se të bëhej baba për herë të dytë, Tristan Thompson ka fshirë nga “Instagram”-i një fotografi pasi mori komente tepër ofenduese dhe fyese nga ndjekësit e të dashurës. Të gjithë u bashkuan për të thënë “Unë shpresoj” duke shtuar fjalë të tjera mallkuese për Tristan. Ndërkohë që basketbollisti nuk ka reaguar ndaj akuzave të tradhtisë me një bariste në klub striptistesh, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë dënuar menjëherë. Ka disa kohë që ai shijon lidhjen e dashurisë me Khloe Kardashian, nga e cila erdhi në jetë vogëlushja True. Thuhet se Khloe e ka falur tradhtinë për hir të vajzës, por ende nuk dihet e vërteta.