Fansat shpërthejnë ndaj postimit të Victoria Beckham

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale momente të bukura me familjen, por ndërkohë që priste vlerësime maksimale për këtë postim, Victoria Beckham është kritikuar ashpër nga ndjekësit e saj.

Ditën e mërkurë, stilistja ka publikuar një foto të djalit të saj, 12-vjeç, Cruz teksa është ulur pranë pishinës me një shokun e tij, duke pirë shampanjë.

Disa prej 17.4 milionë ndjekësve kanë shpërthyer me komente duke sulmuar Vistoria-n, se djali i saj është shumë i vogël për konsumimin e alkoolit.

Nga ana tjetër ka patur edhe nga ata komentues që kanë mbështetur stilisten, duke thënë se bëhej fjalë për lëngë molle dhe jo alkool.