Fansat me fat në muzeun e “Aerosmith”

“Aerosmith” kanë nisur koncertet në “PARK MGM” në Las Vegas dhe tani fansat do të kenë mundësi të shikojnë edhe muzeun dedikuar grupit, fillimisht rezervuar vetëm për klientët VIP.

Koleksioni dokumenton 50 vjet karrierë të grupit dhe përfshin instrumente muzikore, veshje, pjesë skenografie të koncerteve, diskun e artë “Get Your Wings”, tekstin e shkruar me dorë të “Dream On”.

Muzeu konsiderohet si një lloj “Rock’n’roll Hall of Fame” i grupit. Sipas organizatorëve, kur përfundoi, anëtarët e “Aerosmith” u mallëngjyen, pasi çdo pjesë përbërëse ishte një copë historie.