Fansat komentojnë gishtat e këmbës të Kendall, pas pozave nudo të modeles

Kendall Jenner është dukur mahnitëse në fotografitë e fundit, në të cilat ka pozuar krejtësisht e zhveshur.

Modelja e njohur i ka hequr rrobat për pozat e reja bardhezi duke pozuar në ambient të hapur.

Mirëpo, edhe pse ishte mbresëlënëse në fotografitë e realizuara nga Sasha Samsonova, disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale janë befasuar nga gishtat e këmbëve të saj.

Duke qenë e gjatë 1.79 m është e kuptueshme se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka këmbë të mëdha, por gishtat e bukuroshes i kanë çuditur fansat.

@sashasamsonova

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

“Mos kishte ngërçe në gishta?”; “Cila është frika juaj më e madhe? Këmbët e Kendall Jenner”; “Kam qenë i dashuruar në Kendall Jenner me vite të tëra, por kur i shikoj këmbët e saj, e kuptoj se lidhja jonë nuk do të kishte sukses” – janë disa prej komenteve të shumta të ndjekësve të modeles.

Sidoqoftë, ajo vazhdon të jetë ndër modelet më të kërkuara në botën e modës. Madje në nëntorin e kaluar e rrëzoi nga froni Gisele Bundchenin, e cila për 15 vite kishte qenë modelja më e paguar.

Kendall përfitoi 22 milionë dollarë (17.8 milionë euro) gjatë vitit të kaluar nga modelizmi.

@sashasamsonova

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on