Fansat ju kundërvunë për ‘baby shower-in’ e organizuar, por çfarë mendon Meghan Markle për këtë fakt?

Pak para se të vinte në jetë fëmija i parë i dyshes mbretërore, Meghan Markle organizoi një ‘Baby Shower’, i cili nuk u prit mirë nga publiku. Arsyeja kryesore pse fansat e kundërshtuan këtë festë ishte sepse këto lloj festash nuk janë traditë për shtetin britanik, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë burime pranë dukeshës së Sussex kanë zbuluar së fundmi për ‘Cosmopolitan’ se ajo nuk është penduar aspak që e organizoi atë festë dhe as për faktin që e realizoi në qytetin e New York. Pavarësisht opinionit të publikut, Markle ka dalë shpesh herë kundër rregullave të pallatit ‘Kensington’. Kujtojmë se vetëm pak para se të vinte në jetë djali i saj, i quajtur Archie, dukesha nuk dëshironte të publikonte pamje të plota apo momente gjatë shtatzënisë së tij.