Fansat janë të bindur se Meghan Markle do sjellë në jetë binjakë

Që nga koha kur u bë publik lajmi që Meghan Markle është shtatzënë, e gjithë vëmendja është drejtuar tek dukesha. Fansat tashmë kanë nisur të hedhin dyshime mbi gjininë e fëmijës, por jo vetëm. Një pjesë e madhe e tyre mendojnë se ajo do të sjellë në jetë binjakë. Sipas ‘Daily Star’, Harry dhe Meghan janë në pritje të dy fëmijëve dhe këto fjalë kanë dalë nga burime pranë pallatit. Shumë fansa kanë vënë re madhësinë e barkut të dukeshës dhe e kanë komentuar si tepër të madh. Meghan do lindë në prill të 2019-ës dhe familja mbretërore është shumë e emocionuar për këtë fakt