Fansat e Dua Lipës me mision të ri, mjaft human

Këtë vit disa prej fansave vendosën të fillojnë një fushatë për të mbledhur para për “Sunny Hill Foundation”, për nder të ditëlindjes së këngëtares shqiptare Dua Lipa. Duke filluar nga 30 korriku e deri në datën e ditëlindjes së Duas më 22 Gusht, do të mblidhen para nga fansat. Misioni i “Fondacionit Sunny Hill” është zvogëlimi i varfërisë dhe padrejtësitë, të forcojë vlerat demokratike, të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të avancojë arritjet njerëzore për popullin e Kosovës. Dua ka paralajmëruar se një pjesë të fitimeve nga koncerti në Prishtinë, do të shkojnë në fondacionin e krijuar prej të atit, Dukagjin Lipa.