Familja e vajzës së adoptuar të Madonës nis luftën për ta kthyer fëmijën në Malawi

Maddona ka edhe një vajzë 10-vjeçare nga Malawi, të cilën e ka adoptuar në vitin 2009 në mes një stuhie polemikash. Por shoqja e ngushtë e nënës biologjike të vajzës, Mercy-t, ka paralajmëruar nisjen e një beteje gjyqësore pasi familja e saj nuk kishte pasur qëllim që të ndahej përjetë nga mbesa e vogël.

Kësisoj, Madonna, e cila sapo u pajtua me djalin e saj Rocco, pas disa muajsh ndarjeje dhe fjalësh të hidhura, është kthyer në Nju Jork me shpresa të reja se familja e saj u bashkua sërish. Por avokatët që punuan për marrëveshjen e kujdestarisë, e paralajmëruan se ajo mund të përballet me një betejë ligjore shumë më të madhe në të ardshmen.

Një betejë për zemrën dhe mendjen e vajzës së saj të adoptuar në Malawi, Mercy James, për të cilën familja natyrale beson se ata ishin mashtruar kur ranë dakord për adoptimin dhe dëshironin kthimin e saj mbrapsht.

3396A6DC00000578-3561275-image-m-27_1461928531876055350FC000005DC-3561275-image-a-36_14617624647750903BE41000005DC-3561275-Mistake_It_is_difficult_to_put_into_words_the_love_Mercy_s_Malaw-m-6_1461931328978Në një intervistë ekskluzive për Dailymail, shoqja më e ngushtë e nënës biologjike të Mercy-t që vdiq tetë ditë lindi pasi e lindi vogëlushen, paralajmëroi një stuhi ligjore.

25-vjeçarja Agatha Molande pretendon se adoptimi i debatueshëm do të provojë një sagë pa fund kur 10-vjeçarja Mercy të zbulojë historinë e vërtetë të lindjes së saj: “Maddona mund të ketë qënë duke vepruar me dashamirësi kur ajo besonte se po shpëtonte një fëmijë nga varfëria dhe vdekja, por mundet që kjo s’ka qënë gjithë e vërteta. Është e vështirë të thuhet me fjalë dashuria që familja malaviane e Mercy-t ka për të. “

Agatha thotë se familja e saj nuk kishte për qëllim që të ndahej përgjithmonë prej Mercy-t dhe besonte se ajo do të kthehej tek ata në moshën 16-vjeçare. Ata besonin se ajo vetëm do të arsimohej dhe pastaj do të rikthehej sërish tek ata.” Për ata kjo është një betejë dhe nuk do të ndalojnë së luftuari. Madonna ka nevojë të kuptojë që kur Mercy të rritet edhe më dhe të bëhet e vetëdijshme për këto gjëra, kjo mund të mos jetë mirë për të dhe palët e interesuara.

Adoptimi i Mercy-t në vitin 2009 u pasua nga skena prekëse brenda familjes së saj derisa fëmija u dorëzua me sipas marrëveshjes me premtimin e të drejtave për vizita dhe kthimin e saj eventual, por një gjë kjo që Madonna e ka ndaluar me forcë dhe familja thotë se ka humbur kontaktet me Mercy-in që nga adoptimi i saj.