Familja Beckham më e pasur se Mbretëresha

Pasuria e familjes së famshme britanike, Beckham, është më e madhe se e vetë Mbretëreshës Elizabeth.Victoria dhe David Beckham, sëbashku me fëmijët e tyre, vlejnë më shumë se gjysmë miliardë paundë.Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga “London School of Marketing”, pasuria e Beckham kap shifrat e 508 milionë paundë, ndërsa ajo e Mbretëreshës Elizabeth, përllogaritet të jetë rreth 304 milionë paundë.