Fabregas flet “troç”, tregon lojtarin më të mirë në Angli

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelsea, Cesc Fabregas një një disktim me ndjekësit e tij në rrjetin social “Twitter” mendos se futbollisti më i mirë në Premier League është Sadio Mane.
Sulmuesi i Liverpoolit është duke zhvilluar një sezon fantastik duke qenë protagonisti kryesor për të “kuqtë” sa i takon arritjes së objektivave. Fabregas nuk ka dyshime për lojtarin e momentit në kampionatin anglez duke përzgjedhur senegalezin.
“Për mua është Mane”, u përgjigj ish mesfushori spanjoll kur u pyet për futbollistin më të mirë në Premier League.