Eva Longoria u bë nënë, lindi Santiago

Eva Longoria solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshorin José Bastón. Djali u quajt Santiago Enrique Bastón. Fotoja e parë e nënës dhe djalit ishte ekskluzive për revistën “Hola”.

Aktorja 43-vjeçare dhe bashkëshorti i saj u shprehën shumë të lumtur për këtë bekim të bukur, siç e cilësuan ata ardhjen në jetë të djalit.

Revista raporton se nëna dhe djali janë mirë dhe se aktorja po shijon orët e para të mëmësisë.