Eva Longoria: Kam qenë viktimë e bullizmit gjatë ‘Shtëpiakeve të dëshpëruara’

Seriali “Shtëpiake të dëshpëruara” ka mbaruar në vitin 2012, por shumë njerëz vazhdojnë ta duan dhe ta rishohin serialin. Kush mund t’i harrojë Susan-ën, Gabrielle-n, Bree-n dhe Lynette-n?
Megjithatë, ka diçka që nuk e kemi ditur për aktoren Eva Longoria, ose Gabriella, siç njihet në serial.
Për herë të parë ajo ka treguar se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë kohës që xhirohej seriali. Ka qenë kolegia dhe mikesha e saj, Felicity Huffman, e cila e ka mbrojtur dhe i ka dalë në krah.
“Ka qenë një periudhë kur isha viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha tmerr ditët që më duhet të punoja me të sepse ishin torturuese. Derisa një ditë, Felicity i tha ‘mjaft’ dhe unë shpëtova”, është shprehur Eva pa rrëfyer emrin e personit që e ka tallur.
Së fundi, është Felicity Huffman që po përballet me akuza për korrupsion në kolegjin e të bijës dhe Eva ka shkruar një letër për t’i dalë në krah mikeshës e cila e ndihmoi të luftonte bullizmin