Eurogrupi aprovon programin 3-vjeçar të ndihmës për Greqinë

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë aprovuar programin trevjeçar të ndihmës së shpëtimit për Athinën me vlerë prej 86 mld euro, të cilën Greqia do të fillojë ta shlyejë pas 32 vitesh me normë interesi vetëm 1%. Siç ka theksuar kreu i Eurogrupit depozitat bankare të grekëve tashmë janë të sigurta, ndërsa përsa i përket qëndrueshmërisë së borxhit të vendit do të shqyrtohen masa të reja në muajin tetor. Kjo marrëveshje do ta çojë Greqinë përpara pasi do të krijojë një sistem të qëndrueshëm financiar pa dëmtuar depozituesit e bankave, ka deklaruar pas samitit ministri grek i Financave duke theksuar se suksesi i paketës se tretë të ndihmës do të varet nga fakti nëse grekët u përgjigjen sfidave të reformave të vështira.