Eugent Bushpepa nis xhirimet për klipin prezantues në Eurovizion

Këngëtari Eugen Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Mall”.

Këngëtari shqiptar, aktualisht ka udhëtuar drejt Portugalisë, ku po xhiron dhe klipin prezantues në qytetin Aveiro.

Faqja zyrtare e Eurovizion ka publikuar pamjet e para nga xhirimi i klipit për këngëtarin Bushpepa.

Sakaq, shkruajnë se Eugeni do të vizitojë banesat e peshkatarëve, depot e peshkut, minierat e kripës dhe ndërtesat unike të qytetit. Ndërkohë do të përjetojë gjithë aktivitetin e përditshëm të banorëve.