Eskorta e Kate dhe Princ William përplas 83-vjeçaren

Një grua e moshuar ndodhet në gjendet të rëndë në spital pas një aksidenti rrugor ku u përfshi eskorta e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit.
Princi William dhe Kate po udhëtonin nga Londra në Windsor kur gruaja, 83 vjeç, u aksidentua të hënën. Në incident u përfshi një polic me motor në eskortë.
Pallati Kensington tha se çifti mbretëror është thellësisht i shqetësuar dhe pikëlluar për ngjarjen dhe janë në kontakt me gruan.
Gruaja, e quajtur Irene, u dërgua në spital në gjendje kritike pas aksidentit në Upper Richmond Road në Richmond.
Ajo është në një gjendje serioze, por të qëndrueshme në spital.
Pallatit i Kensington tha se familja mbretërore i ka dërguar gruas urimet më të mira dhe do mbeten në kontakt me të deri në rimëkëmbjen e plotë.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.