“Është koha të kem djalin tim”, këngëtari shqiptar shpreh hapur dëshirën për të krijuar familje

Këngëtari i njohur shqiptar, Gashi, ka qenë gjithmonë i komentuar për suksesin që po has në SHBA. Ai shpeshherë publikon momente nga përditshmëria në rrjete sociale, për të qenë sa më pranë fansave. Këtë e ka bërë në publikimin e tij të fundit, ku shihet në foto shumë speciale me nipin e tij të vogël dhe ka shprehur dëshirën për të patur një fëmijë. “E dua shumë nipin tim, mendoj se është koha të kem djalin tim”, shkruan artisti bashkangjitur me foton e postuar. Mesa duket pas arritjeve të shumta, këngëtari ka vendosur se është koha për të krijuar një familje.