Është kaq e bukur! Reperi Drake merr dhuratën e parë si baba

Të martën, njerëzit në të gjithë botën festuan Krishtlindjen me njerëzit e tyre të dashur duke bërë dhurata nga më të ndryshme. Edhe reperi i dashur për publikun, Drake ka marrë dhuratën e tij të parë si baba.
Ai zbuloi nëpërmjet rrjeteve sociale se djali i tij 1-vjec, Adonis i dha një pikturë që përfshinte ngjyrat blu, jeshile, të verdhë dhe të kuqe.
“Adonis > Picasso mos më kërko të drejtat mua”, shkruajti babai krenar.
Në verën e këtij viti, Drake zbuloi se ka një djalë me një projekt muzikor që është pjesë e albumit Scorpion.