Ermal Mamaqi publikon trailerin e filmit ‘I Love Tropoja’, premiera më datë 29 Janar në Pallatin e Kongreseve

Ermal Mamaqi pas suksesit të filmit komedi dhe romancë “2 Gisht Mjaltë” ka publikuar trailerin e filmit “I Love Tropoja” një komedi që premton të qeshura pa fund.
Ai ka shumë kohë që punon për këtë film dhe nuk kanë qenë të pakta rastet ku ai postonte ndonjë video të shkurtër apo foto nga prapaskenat e filmit teksa xhironin.

Filmi pritet të dalë në kinema më 29 janar të 2020, dhe Mamaqi njofton se premiera do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve dhe do të shfaqet 6 herë në ditë për dy javë rresht ngado ku ka shqiptarë. Në film ka një rol të “mistershëm” edhe kryeministri Edi Rama. Ai shfaqet si lugat me flokë të gjata dhe sy si vampir.

Filmi përbëhet nga kasta e aktorëve si; Ermal Mamaqi, Edi Rama, Arjola Demiri, Mariana Kondi, Behar Mera, Bujar Asqeriu, Jul Deda,Enca Haxhia së bashku me motrën e saj Uindin, si dhe doktori i njohur i VIP-ave, Skerdi Faria, etj.