Era Istrefi sjell videoklipin e këngës “Selfish”

Këngëtarja Era Istrefi ka lançuar videoklipin e këngës së saj më të re për tregun ndërkombëtar.

Kënga mban titullin “Selfish” dhe është në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike.

Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa xhirimet e klipit janë kryer në Los Angeles.

Era Istrefi është duke punuar edhe për një projekt tjetër muzikor në të cilin do të vijë në duet me motrën e saj Nora Istrefin. Xhirimet e këtij klipi mendohet se do të bëhen në Prishtinë.