Enrique Iglesias në koncertin e tij në Greqi mban flamurin shqiptar, dhe kjo na e bën zemrën mal

Enrique Iglesias na ka suprizuar te gjitheve.
Mbrëmjen e kaluar ai mbajti koncertin e tij të radhës në Greqi.Sigurisht që të gjithë fansat e tij në Greqi dhe shtetet afër nuk humbën mundësinë për ta parë live dhe koncerti ka qenë elektrizues.
Me mijëra njerëz që këndonin bashkë me të dhe performancat e Enrique-s ishin të jashtëzakonshme.

Por e dini cfare beri ai ne kete koncert?
Gjatë koncertit një fans i ka hedhur në skenë flamurin shqiptar dhe Enrique e ka marrë atë për ta mbajtur për disa momente në skenë teksa kendonte. Foton e ka bërë publike moderatorja shqiptare, Fjodora Fjora, e cila duket se është kënaqur pafund në koncert.
Fansat shqiptarë kanë shpërthyer në brohorima dhe me të drejtë, ata jane ndjere te gjithe krenare!