Enrique Iglesias feston 20 vjet karrierë me një turne

Ai eshte personazh ikonë, mes këngëtarëve më influencues të popit bashkëkohor, Enrique Iglesias feston 20 vjet karrierë me turneun “All the hits live”.
Ky është turneu i tij i 11-të botëror, në të cilin nuk do të mungojnë efektet piroteknike, teknika lazer dhe një ekran gjigant 40 metra i gjatë.
Me rreth 100 milionë këngë e albume të shitura, me çmime “Grammy”, “Billboard Awards” e “World Music Awards”, Enrique Iglesias është një ndër artistët me suksesin më të madh në botë. Këngë si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Hero” apo “Be With You”, si dhe sukseset e fundit “Duele El Corazon”, “Subeme La Radio”, “El Bao”, “Move To Miami”, apo i fundit “I Don’t Dance (Without You)” janë gjithnjë e më popullore në nivel ndërkombëtar.
Në turneun e fundit “Sex and Love”, në vitet 2014-2018, Enrique zhvilloi rreth 100 koncerte dhe performoi para mbi 1 milion fansave.