Ennio Morricone i thotë “lamtumirë” kolonave zanore

Kompozitori Ennio Morricone njoftoi lamtumirën e tij nga kolonat zanore të filmave. Maestroja italian tha se tani do t’i dedikohet tërësisht muzikës absolute.
Pas një jete të kaluar në kinema, Ennio Morricone vendosi të thotë “mjaft”. Një ndër kompozitorët e filmave më të rëndësishëm të të gjitha kohërave vendosi të dalë në pension nga ky zhanër.
“Dua të bëj muzikë jo për kinemanë. Kam shkruar material për piano e harqe. Dua të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithnjë, muzikën absolute. Kështu e quaj unë”.
Morricone tha se i vjen keq që kujtohet vetëm si kompozitor i kolonave zanore për filma, duke marrë parasysh se ka bërë edhe kompozime për simfoni, koncerte e mesha.