Ennio Morricone 90 vjeç, ja kolonat zanore më të njohura

Kolona zanore të mahnitshme, si “Once Upon a Time in the West” dhe ”The Mission”, një çmim “Oscar” për karrierën në vitin 2007, për kontributin e tij në artin e muzikës për filma, një jetë në muzikë ajo e mjeshtrit Ennio Morricone, i cili sot mbush 90 vjeç. I paçmueshëm solidariteti artistik me Sergio Leone, nga i cili kanë lindur kolona zanore që kanë bërë historinë e kinemasë.
“Jam shumë i prekur për festimet e bëra për nderin tim. Nëse do të vijoj të flas, do të nis të qaj. Jam një kompozitor si të tjerët, disa më kanë ecur mirë, disa të tjera jo. Kam bërë të pamundurën që të bëja gjënë e duhur, por disa herë regjisorët nuk ishin të kënaqur. Fatmirësisht, rrallë herë”, -deklaroi Morricone gjatë festimeve paraprake për ditëlindjen e tij, të realizuara nga Akademia Kombëtare e Santa Cecilia, në Itali.
Muzika e rreth 500 filmave mban emrin e Morricone dhe kjo i ka dhënë lavdi e famë, por mjeshtri i madh ndjen keqardhje që nuk është vlerësuar njësoj për kompozimet jashtë kinemasë. Mjeshtri do të jetë në turne në vitin 2019: “Më pëlqen shumë të bëj muzikë. E vetmja gjë që di të bëj. Shpresoj që publiku të pëlqejë edhe me punët e ardhshme, sepse gjithnjë është një test”.

Ja disa prej titujve të filmave me muzikën e Ennio Morricone:

“A Fistful of Dollars”

“For a Few Dollars More”

“The Good, the Bad and the Ugly”

“Once Upon a Time in the West”

“Once Upon a Time in America”

“The Battle of Algiers”

“Exorcist II”

“Days of Heaven”

“La Cage aux Folles I, II, III”

“Le Professionnel”

“The Thing”

“The Mission”

The Untouchables”

“Mission to Mars”

“The Hateful Eight”