Ëngjëjt që tashmë janë larg, dikur festonin me “Formidable”

Janë publikuar së fundmi në rrjetet sociale pamjet se si festonin së bashku regjisori Gjergj Xhuvani dhe gazetari Fatos Baxhaku, të cilat u ndanë nga jeta pak ditë më parë.

Producentja Gerta Qurku ka postuar një video në instagram ku shfaqen si dy miq të vjetër Baxhaku dhe Xhuvani duke kënduar këngën “Formidable”.

“Engjejt jane larg.Tos dhe Gjergj, ju pritet njeri – tjetrin per ta bere kete udhetim te mrekullueshem drejt engjejve.
Dhe ne na mbet trishtimi”- shkruan ajo teksa poston videon.

Në pamjet filmike Baxhaku dhe Xhuvani duken të relaksuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta më 14 gusht ndërsa gazetari Fatos Baxhaku vetëm dy ditë pas tij, më 16 gusht.