Enee Zellweger shpërthen ndaj mediave

Renee Zellweger i kritikoi mediat për diskutimin e gjatë rreth pamjes së saj, duke thënë se ajo nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjike në fytyrë, dhe se të gjitha këto ishin vetëm spekulime.

Aktorja 47 vjeçare pamja fizike e së cilës shkaktoi spekulime në mediat botërore se aktorja ka kryer ndërhyrje kirurgjike në fytyrë, e ka publikuar një shkrim në të përditshmen “Huffington Post”, ku ka shkruar: “Jo që është puna e dikujt tjetër të preokupohet me pamjen time, por dua t’i sqaroj disa të vërteta nga jeta ime. Unë nuk kam kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë. Ky fakt nuk është i rëndësishëm për askënd, por është diskutuar shumë në media nga disa gazetarë të respektuar dhe u shndërrua në lajm publik, dhe thjesht po e ndiej të nevojshme t’i sqaroj ca gjëra”.