Eminem rezervon një kinema të tërë për fansat e tij

Ai ka prodhuar një mori videosh për muzikë e tij përgjatë viteve, por tani ka kthyer talentin e tij në prodhim më të gjatë.
Eminemi ka promovuar filmin e tij “Bodied” në mënyrë më të mirë të mundshme, pasi rezervoi një kinema të tërë në Detroit për të lejuar fansat e tij të vendlindjes të shohin filmin falas këtë fundjavë.
Reperi ka marrë me qira një kinema të tërë për të premten dhe shtunën për ndjekësit e tij besnikë që të shohin komedinë e tij satirike, që ka të bëjë me botën e beteja të repit.
Këtë akt bujar, artisti e bërë të ditur përmes rrjetit social “Instagram”.